Regjisorja nga Hong Kongu, Ann Hui u vlerësua me Çmimin “LuaniiArtë” për arritjet në karrierë, nga Festivali i Filmit në Venecia, duke u bërë kështu kineastja e parë femër që merr këtë çmim. Alberto Barbera, drejtori i festivalit, e cilësoi atë “një nga regjisoret më të respektuara, më krijues edhe të gjithanshme të Azisë”.

73-vjeçarja ka drejtuar pothuajse 30 filma artistikë përfshirë “Njerëzit e Varkave”, “Heronjtë e Zakonshëm” dhe “Dëbora e Verës”. Filmat e saj “Era e Artë” dhe “Një jetë e thjeshtë” premierë në Festivalin e Filmit në Venecia respektivisht në dhe 2014 dhe 2011.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt për para premierës botërore të filmit të fundit me metrazh të gjatë të Hui “Dashuri pas dashurisë”, një përrallë e ndërlikuar e dashurisë dhe shthurjes morale brenda shoqërisë së lartë të Hong Kongut. Ngjarjet zhvillohen para Luftës së Dytë Botërore, bazuar në një histori të shkurtër nga Eileen Chang. Protagonistja është një nxënëse të re nga Shangai, e cila kërkon ndihmë nga një teze e pasur. E zhgënjyer, ajo përfshihet në botën e festave të zbukuruara dhe marrëdhënieve të paqarta me burra të pasur, të moshuar. Më pas bie në dashuri me një playboy…

Hui është e njohur për filmat e saj të fokusuar në çështjet sociale në Hong Kong. Kineastja u shpreh se puna me filmin në mes të protestave pro-demokracisë së Hong Kongut dhe pandemisë COVID-19 ishte vërtet e vështirë. Në ditën e hapjes së Festivalit të këtij viti, çmimi për arritjet në karrierë i’u dha edhe aktores britanike Tilda Swinton.