Edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Polip” këtë vit do të mbahet më 11-14 shtator.

Edicioni jubilar i festivalit “Polip”në  sivjet mbahet online, duke iu përshtatur masave dhe vendimeve të ndërmarra nga institucionet relevante kundër përhapjes së pandemisë COVID_19.

“Ani pse në rrethana të pazakonta, sivjet nën moton Change Your Language! [Ndrysho gjuhën tënde!] do të mundohemi të sjellim atmosferën që e ka dominuar këtë festival në të kaluarën. Vec leximeve, do të organizohen edhe panele diskutimi, koncerte muzikore e aktivitete të ndryshme letrare”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar për media.

Mbi 30 autorë nga vende të ndryshme të botës janë mysafirë të këtij edicioni, ndër ta edhe shkrimtari i njohur nga Serbia, Bora Qosiq.

Programin përfundimtar të polip X në websajtin e Qendrës Multimedia: www.qendra.org

Gjithashtu bëhet e ditur se programet e leximeve dhe aktivitetet tjera mund të ndiqen live në faqen e Qendrës Multimedia në Facebook. /21Media