Festivali Teatrove në tetor sjell “Agminepolis”

Festivali Teatrove Ferizaj – 2022 nis më 1 tetor edicionin e 52-të, në kuadër të të cilit do të prezantohet performanca në Stacionin e Trenit, e emëruar “Agminepolis”.
“Ky stacion ka marrë kuptime të ndryshme gjatë historisë. Fillimisht njihej si stacion që ka krijuar qytetin, po ashtu ky stacion në luftën e dytë botërore ka shërbyer për deportimin e hebrejve për në Selanik..”, thuhet në njoftim.
Performanca do të punohet nga regjisroja Kreshnike Osmani dhe do të shfaqet në stacionin e trenit më datë 3 tetor, në orën 17:00.

Festivali i Teatrove Ferizaj – 2022 sjell konceptin “RETROTEATËR” si kujtesë kolektive e ngjarjeve socio-kulturore e politike, të cilat kanë shërbyer edhe si thirrje shprese e një shoqërie të para luftës se vitit 1998-1999 në Kosovë, por edhe si rikujtim i zhvillimeve shumë të rëndësishme të qytetit të Ferizajt./21Media
Back to top button