Besart Berisha njihet si një nga yjet më të mëdha që ka luajtur në A-League të Australisë.

Ai sot feston ditëlindjen e 35të.

Udhëtimi i Berishës në futbollin profesional është një histori vërtet inspiruese. Në moshën 5 vjeçare familja e tij u larguan nga Kosova duke u vendosur në Berlin.

Në moshën 17 vjeçare lufta në Kosovë përfundoi, dhe atij i duhej të fitonte një kontratë profesionale me ndonjë klub futbolli apo të kthehej në Kosovë. Ai shënoi 21 gola në Bundesligën U19, më shumë se Mario Gomez e Lukas Podolski.

Karriera e tij përfshin luajtjen në Bundesligë e Ligën e Kampionëve, para se të vazhdonte karrierën jashtë shtetit.

Prishtinasi është golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane, me 93 gola të shënuar. Ai gjithashtu ka përfaqësuar kombëtaren e Shqipërisë me të cilën ka luajtur 16 ndeshje, teksa ka një ndeshje të vetme për Kosovën./21Media