Fetoshi: Kemi një privitimizëm ekstrem politik, i cili sublimohet ‘me mua fillon historia‘

Analisti Arben Fetoshi pohoi në emisionin “Click” në RTV21 se ekziston mbamendje e shkurtë e proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, duke iu referuar demarkaconit e proceseve të tjera të cilat kanë nxitur reagime të shumta.

“Ne kemi një privitimizëm ekstrem politik, i cili sublimohet sipas meje ‘me mua fillon historia‘ këte e kane dëshmuar të gjithë liderët deri me sot . Nëse iu kujtohet shumë e afët është periudha kur e kemi pasur pothuajse të njëjtën sagë me demarkacionin e kufirti me Malin e Zi, kryeministër u dasht me ardh protagonist i asaj kauze zoti Haradinaj për me kalu atë temë që sot nuk e përmend kërkush dhe pastaj Albin Kurti si protagonist Zajdenciës e që tash është kryeministër i vendit i cili po ec në hapa të sigurtë drejt themelimit të Asociacionit”, tha Fetoshi.

Ai shtoi se sipas asaj që siguron Ambasadori Hovenier “unë dua të besoj që ne do të duhej me mujt me flejt dath sa i përket unitetit shtetëror në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”./21Media

Back to top button