Fetoshi: Kosova nuk duhet të hezitojë nëse kërkohet dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese para 16 majit

(Lajm i përditësuar)

Fetoshi: Kosova nuk duhet të hezitojë nëse kërkohet dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese para 16 majit

Analisiti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 tha se Kosova duhet të lëviz para 16 majit kur pritet të votohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, edhe nëse kërkohet dërgimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuse, nuk duhet ketë hezitim.

;”Kosova duhet të lëvizë edhe nëse kërkohet dërgimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuse. Jam i bindur që Kosova duhet të ndërmarë këtë hap. Nëse faktorët relevantë në Evropë dhe në SHBA ia kërkojnë Kosovës nuk duhet të hezitohet”, tha Fetoshi.


Fetoshi: Do të ishte mjaft e rëndësishme që mos të kemi kushtëzim të dytë 

Analisiti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 tha se ajo çfarë ndodhi sot në Strazburg është mjaft e rëndësishme për Kosovën.

”Pa dyshim se është i rëndësishëm, do të ishte mjaft e rëndësishme që mos të kemi kushtëzim të dytë që ti jepet shanse qeverisë që të taktiziojë sa i përket mbylljes së proceseve të dialogut me Serbinë”, tha Fetoshi.


Mazreku: Ajo çka po kërkohet për Kosovën është procedimi i statutit të Asociaiconit në Gjykatën Kushtetuese

Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku në ”Click” të RTV21 tha se ajo çfarë po kërkohet për Kosovën është procedimi i statutit të Asociacionit të Komunave në Gjykatën Kushtetues.

”Cka po kërkohet për Kosovën? Po kërkohet procedimi i statutit të Asociacionit të Komunave në Gjykatën Kushtetues në një organ që është i Repulbikës së Kosovës që e ka për obligim  kushtetues mu siguru që çfardo arazhmani politik institucional jurdik duhet me qenë në linjë me Gjykatën Kushtetues”, tha Mazreku.


Lama: Serbia ka dështuar

Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se me votimin pro për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës Serbia ka dështuar.

”Serbia ka dështuar, ajo çfarë ra në sy dhe krijojë irritim sot ishte gjuha e përdorur në përgjëthësi për të gjithë deputetët, ishte një fitore e madhe politike për Kosovën”, tha Lama.

 

Back to top button