Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë masa ndaj Ballkanit për lëshimet në organizimin e ndeshjes së javës së 31-të kundër Prishtinës.

Disiplinori e ka gjobitur Ballkanin me 1 mijë euro, pasi lejoi qëndrimin në tribuna të personave jozyrtarë, të cilët ofenduan futbollistët e Prishtinës.

Ndërkaq, futbollisti i kësaj skuadre, Liridon Fetahaj për sjellje të gabuar pas përfundimit të ndeshjes është gjobitur me 200 euro.

Ndërkohë, futbollisti i Trepçës’89, Lasssine Traore është pezulluar deri në vendimin e ardhshëm të Disiplinorit.

Kjo për shkak të sjelljes josportive pas përfundimit të ndeshjes së javës së 32-të, Feronikeli – Trepça’89./kp