Sot është mbajtur një takim mes presidentit Agim Ademi, sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu dhe kryetarit të Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani, së bashku me 13 gjyqtarë, të cilëve iu janë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s.

Presidenti Ademi, përveç që përgëzoi gjyqtarët për stemat e reja, po ashtu tha që do të jetë privilegj dhe përgjegjësi e madhe për ta që do t’i mbajnë ato.

Ademi kërkoi nga gjyqtarët të ketë edhe profesionalizëm dhe të jenë vigjilentë, që të vendosin shembull të mirë për gjyqtarët e rinj.

Po ashtu, për herë të parë me stemën e FIFA-s është pajisur edhe gjyqtarja e futsallit, Florentina Kallaba.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur të gjithë gjyqtarët që janë pajisur me stemën e re të FIFA-s.

Gjyqtarë kryesorë:

Genc Nuza

Besfort Kasumi

Visar Kastrati

Asistentë:

Lumturije Muhadri

Fatlum Berisha

Bujar Selimaj

Fatmir Sekiraqa

Edmond Zeqiri

Imran Kabashi

Besnik Morina

Gjyqtarë të futsallit:

Besar Beqiri

Besart Ismajli

Florentina Kallaba.