FFK jep një njoftim për shitjen e biletave të finales së Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës sot dha disa informacione për shitjen e bilateve të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.
FF informoi se biletat për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës ndërmjet FC Drita dhe KF Llapi 1932, mund të blihen përmes platformës online në këtë: https://kosovo.tm.vivaticket.com/
“Tifozët e klubit “FC Drita” janë të vendosur në tribunën Veri (në sektoret V1, V2, V3), ndërsa tifozët e klubit “KF Llapi 1932” janë në tribunën Jug (në sektorët J1, J2, J3).
Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 3 euro dhe Perëndim 5 euro.”, informoi FFK/21Media
Procedura se si blihet bileta online
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Zgjedhni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.
Komisioni i bankes është 0.35 euro për gjithë porosinë.
Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri te gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.
Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).
Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4.
Biletat janë të personalizuara.

Back to top button