FFK para ndeshjes me Qipron u bën thirrje tifozëve: “Dardanët” kanë nevojë për mbështetjen tuaj

Federata e Futbollit të Kosovës në orët e mëngjesit të sotëm ka bërë një tjetër thirrje për tifozët duke i ftuar ata që të blejnë bileta për ta mbështetur kombëtaren në përballjen me Qipron e vlefshme për grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve
Në faqen zyrtare të federatës në “Facebook” është ri-postuar linku i shitjes së biletave online.
“Biletat për ndeshjen Kosovë vs Qipro mund të blihen online në linkun e mëposhtëm deri në orën 15:00. Dardanët kanë nevojë për mbështetjen tuaj!”, ka shkruar FFK.
Fitorja ndaj Qipros për Kosovën është e nevojshme që që të mos e rrezikojë rënien në Ligën D./21Media

Back to top button