FFK shkarkon trajnerin Alain Giresse

Federata e Futbollit e Kosovës ka shkarkuar trajnerin Alain Giresse, pas rezultateve turpëruese të kombëtares së Kosovës në grupet kualifikuese për EURO2024.

“FFK njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit. Deri të ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2)”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës”, thuhet tuutje në njoftim.

FFK tha se në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin kombëtar. /21Media

 

Back to top button