Forumi i femrave shqiptare me seli në Suedi – FFSH ka marrë përsipër një aksion për t’iu dalë në ndihmë nënave me jetimë dhe familjeve me persona me aftësi të veçanta, me rastin e festës së vitit të ri.

Sipas njoftimit, në bashkëpunim me mirëqenien sociale janë përzgjedhur listat e emrave të nënave me jetimë dhe familjet me persona me aftësi të veçanta për përfitimin e nga një pakoje me vlerë prej 50 eurove.

Më 30 dhjetor do të bëhet shpërndarja e 123 pakove në Gjilan, Gjakovë, Kaqanik, Podujvë e Mitrovicë.

Ndryshe, deri më tani Forumi i femrave shqiptare anë e mbanë botës iu ka dalë në ndihmë shumë familjeve në nevojë, me ndërtimin e shtëpive,  ushqim dhe për shërim.