"Nëse kërkesa aprovohet, ndeshjet luhen në javën e parë të qershorit"

“Nëse kërkesa aprovohet, ndeshjet luhen në javën e parë të qershorit”

Federata e Hendbollit të Kosovës sot ka sygjeruar dhe ka kërkuar nga EHF-ja që të shtyhen ndeshjet kualifikuese në mes të Kosovës dhe Bjellorusisë (femrat) për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ndeshja Kosova – Bjellorusia është caktuar të luhet më 25 mars në Prishtinë, kurse një ndeshje tjetër është planifikuar për në Minsk më 29 mars.

“FHK-ja është në komunikim intenziv me EHF-në dhe pritet që të aprovohet kërkesa jonë. Nëse kërkesa aprovohet, ndeshjet luhen në javën e parë të qershorit.”, ka njoftuar Federata.