Reagim i FHK pas një deklarate të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia

Reagim i FHK pas një deklarate të ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia

Pas deklarimit të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitija në lidhje me aktivtetet sportive se Federata e Basketbollit dhe ajo e Hendbollit tashmë kanë përmbyllur edicionet 2019/2020, Federata e Hendbollit e Kosovës ka reaguar duke e demantuar një informacion të tillë.

Në reagimin e FHK-së ndër të tjera thuhet se ashtu sic është vendosur në mbledhjën e bortit ekzekutiv, kampionati pritet të vazhdohet nga 15 qershori, kurse kjo Federatë ka bërë kërkesë në MKRS që stervitjet e klubeve të nisin nga 1 qershori, që pritet të realizohet./21Media