FIBA ka publikuar renditjen e re, Kosova sërish në vendin e njëjtë
3 Mars 2020
Kosova mbetet në vendin e 69-të
Kosova mbetet në vendin e 69-të
FIBA ka publikuar renditjen më të re, ku Kosova vazhdon të jetë në vendin e 69-të në botë.
Dardanët në muajin shkurt fituan ndaj Islandës me rezultat 80:78 dhe Luksemburgut në udhëtim 80:84, megjithatë, nuk kanë lëvizur në renditjen më të re të publikuar nga FIBA.
Sa i përket shteteve evropiane, Kosova ndodhet në vendin e 37-të, ashtu siç ishte në renditjen e kaluar.
Ndryshe në renditjen e përgjithshme, SHBA renditet në vendin e parë, duke u pasuar nga Spanja dhe Australia.
Kosova mbetet në vendin e 69-të
FIBA ka publikuar renditjen më të re, ku Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë në vendin e 69-të në botë. @FBKZyrtare @FIBAWC @FIBA @kosovanfooty_EN @NOCKOSOVO @ElviraDushku @granit_rugova @editameds pic.twitter.com/D8aGD2HVAy
— Kosovo Basketball Federation (@FBKZyrtare) March 3, 2020