Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Një 30-vjeçar është futur për t’u larë në lumin Vjosa dhe është mbytur.

“Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se 30 vjeçari A.B është nga fshati Gorishovë njësia administrative Cakran, i martuar dhe me baba i një vajze.

Mësohet se ai kishte shkuar për t’u larë në lumin Vjosë, që kalon pranë fshatit, Selishtë ku ndodhet edhe vendi për të kaluar në Selenicë të Vlorës.

Ai ka qenë së bashku me dy shokët e ti, e ndërsa ka kërkuar ndihmë shokët kanë kujtuar se ai po tallej.

Kur kanë parë që trupi po fundosej dhe e mori rrjedha e lumit, kanë kërkuar ndihmë, por nuk kanë mundur që ta shpëtojnë./oranews