Janë bërë 1 vjet e gjysmë që kur Medhi Benatia u largua nga Juventus për tu bashkuar me skuadrën nga Katari, Al Duhail, për një shumë prej 8 milionë euro.

Juventus-i ka marrë një dënim pikërisht për këtë transferim të Benatia-s te Al Duhail. FIFA ka dënuar kampionin italian me një shumë prej 37 mijë e 200 euro.

Shkaku i këtij dënimi është një klauzolë që Zonja e Vjetër i ka vendosur mbrojtësit.

Paris Saint Germain, Roma, Lazio, Milan dhe Inter kanë qenë skuadrat që i ka vendosur Juve në klauzolë te Al Duhail për mos ta shitur Benatia-n.