Kaloni te përmbajtja kryesore

FIFA e ka zgjedhur referin për ndeshjen Angli-Meksikë, që ka bërë një nga gabimet më të mëdha në Botëror

FIFA ka njoftuar se arbitri australian Alireza Faghani do të ndajë drejtësinë në përballjen e Anglisë kundër Meksikës në fazën e 1/16 së finales, një emërim që nga shumëkush është konsideruar si i diskutueshëm.

Anglia po përgatitet për një ndeshje me eliminim direkt ndaj njërit prej vendeve organizatore të turneut, ndërsa ditët para takimit janë dominuar nga ndryshimet rreth orarit të fillimit.

Fillimisht, ndeshja ishte planifikuar të niste të dielën në orën 18:00 sipas kohës lokale (02:00), por për shkak të shqetësimeve për përmbytje dhe stuhi të parashikuara, FIFA propozoi që sfida të zhvillohej gjashtë orë më herët.

Trajneri i Meksikës, Javier Aguirre, u zemërua me këtë vendim, pasi skuadra e tij do të kishte gjashtë orë më pak kohë për t’u përgatitur për atë që konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e viteve të fundit, me takimin që do të niste në orën 12:00 sipas kohës lokale.

Megjithatë, të shtunën vonë në mbrëmje, FIFA konfirmoi se ndeshja do të zhvillohet në orarin fillestar, pasi Federata Angleze (FA) ishte “thellësisht e shqetësuar” për tifozët që kishin planifikuar të udhëtonin drejt Mexico City për ta ndjekur sfidën.

Si rezultat, pub-et në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të qëndrojnë të hapura deri në orën 05:00 të mëngjesit, në mënyrë që tifozët të mund të ndjekin “Tre Luanët”, siç konfirmoi të premten kryeministri Kier Starmer. Anglia synon të arrijë për të tretën herë radhazi në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Megjithëse tifozët e të dyja vendeve do të jenë të kënaqur që orari i fillimit nuk do të ndryshojë, FIFA ka marrë një tjetër vendim që shumë e konsiderojnë të diskutueshëm para kësaj sfide.

FIFA ka konfirmuar se Alireza Faghani do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes së shumëpritur mes Anglisë dhe Meksikës në stadiumin Azteca.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button