Koronavirusi ka paralizuar futbollin

Koronavirusi ka paralizuar futbollin

FIFA  ka miratuar planin e punës rreth situatës së COVID-19, që shihet si shpëtim për futbollin.

FIFA ka marrë vendim që kontratat e lojrarëve që u skadojnë në qershor, të zgjaten derisa të përfundojë ky sezon.

Për lojtarët që tashmë kanë nënshkruar kontrata me klube të reja, ato kontrata do të vlejnë në kohën kur të fillojë sezoni i ri, dhe jo me 1 korrik, siç ka ndodhur vazhdimisht.

Ndërsa, kur një lojtar tashmë ka arritur marrëveshje transferimi me një klub, sezoni i ri i të cilit mund të ketë filluar para se sezoni i klubit të vjetër të mbarojë, përparësi do t’i jepet ish klubit.

FIFA po ashtu ka njoftuar se do të rregullojë edhe afatin kalimtar veror.