FIFA miraton rregullore të re, kufizime të mëdha për huazimet e lojtarëve

Organi më i lartë i futbollit, FIFA ka prezantuar një rregullore të re për marrëveshjet e huazimeve të lojtarëve, duke përfshirë edhe vendosjen e një limiti të lojtarëve që mund të huazohen nga klubet.
“Futja e një kuadri të ri rregullator për huazimet e lojtarëve është një tjetër hap i rëndësishëm në kuadrin e reformës më të gjerë të sistemit të transfertave, procesi i të cilit filloi në vitin 2017. Fillimisht e planifikuar të fillonte në korrik 2020, zbatimi i rregullave të reja duhej të vonohej si pasojë e pandemisë COVID-19”, thuhet në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga ky institucion.
Diskutimet me grupet e ndryshme të palëve të interesuara kanë hedhur themelet për këtë kornizë të re dhe kanë siguruar që rregullat e reja janë të ankoruara me objektivat kryesore të mëposhtme:
Zhvillimi i lojtarëve të rinj
Promovimi i ekuilibrit konkurrues
Parandalimi i grumbullimit të lojtarëve
Kërkesa për një marrëveshje me shkrim që përcakton kushtet e huasë, në veçanti kohëzgjatjen dhe kushtet financiare
Një kohëzgjatje minimale e huazimit, duke qenë intervali midis dy periudhave të regjistrimit dhe një kohëzgjatje maksimale e huazimit që është një vit
Ndalimi i nënhuazimit të një lojtari profesionist i cili tashmë është i huazuar në një klub të tretë
Një kufizim të numrit të huazimeve brenda një sezoni ndërmjet të njëjtave klube. Një klub mund të ketë maksimum tre profesionistë të huazuar në një klub të vetëm
Një kufizim në numrin total të huazimeve të një klubi në sezon
Për të siguruar që kjo të zbatohet pa probleme, do të ketë një periudhë kalimtare. Nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2023, një klub mund të ketë maksimum tetë profesionistë të huazuar
Nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2024, zbatohet i njëjti konfigurim, por me një maksimum prej shtatë profesionistësh
Në fund, nga 1 korriku 2024, do të zbatohet i njëjti konfigurim, por i kufizuar në një maksimum prej gjashtë profesionistësh.

Back to top button