FIFA nis hetimet ndaj Serbisë pas incidenteve në ndeshjen me Zvicrën

Shtëpia më e madhe botërore e futbollit FIFA ka hapur procedurë kundër Serbisë, ndërsa kapiteni i Zvicrës dhe Kombëtarja e Zvicrës, Granit Xhaka nuk janë objektiv i hetimit.
Siç njoftoi FIFA, të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit. Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.
Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljet jo të mira nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojë.
Sipas informacioneve të gazetës zvicerane “Blick”, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.

Back to top button