FIFA shkruan për rritjen e Kosovës

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, vazhdon që në rrjetet sociale të shkruajë për rritjen e madhe të Kosovës. Të mërkurën FIFA e publikoi ranglistën e re të përfaqësueseve, ndërsa të premten ka postuar një fotografi të Fisnik Asllanit dhe Dion Gallapenit.
“Kosova vazhdon të ngjitet”, shkruan në titull, ndërsa në tekst FIFA ka treguar se Kosova e ka regjistruar ngjitjen më të madhe në ranglistë deri tani.
“Pavarësisht se nuk u kualifikua për në Kupën e Botës, Kosova është ngjitur në pozitën e 78-të në ranglistën botërore të FIFA-s, që është pozita më e lartë e arritur deri tani”, ka shkruar FIFA.