Dy emrat e njohur të estradës shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi dhe Young Zerka kanë bashkuar forcat për projektin  tyre tëri.

Dyshja së shpejti pritet ta publikojnë bashkëpunim e titulluar “Pa Gajle”,  shkruan rtv21.tv

Këto ditë ata po punojnë për finalizimin e xhirimeve të klipit, teksa për fansat po sjellin pamje në rrjete sociale.

Kujtojmë se, më 30 maj Fifi ka publikuar në versionin e saj këngën me titull “A po vjen”, të shoqëruar edhe me videoklip. Ndërsa projekti i fundit muzikor nga Young Zerka është “Let me thru”./21Media