Filloreta Raçi, e njohur si Fifi është ndër artistet më të dashura nga publiku shqiptar. Këngëtarja, e cila njihet për hitet e saj të shumta, është mjaft aktive në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.

Sonte, 26 vjeçarja ka publikuar tri imazhe, në të cilat duket për mrekulli. Me flokë të lidhura dhe me fustan të zi, Fifi thjesht shkëlqen në fotografitë e fundit, shkruan rtv21.tv

Në imazhet e publikuara për 553 mijë ndjekësit e saj në instagram, Fifi po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Fifit është “Du & Ich”, në bashkëpunim me Dj Gimi-O & Bardhi. Projekti është publikuar më 10 dhjetor 2020 dhe deri tani në Youtube ka mbi 10 milionë klikime./21Media