Janë bërë disa muaj që kur Filloreta Raçi, që për publikun njihet si Fifi, ka arritur t’i heqë dhjetëra kilogramë.

Në shumë intervista, artistja nga Kosova ka treguar se këtë ndryshim vendosi ta bëjë për shkak të problemit që ka pasur me shtyllën kurrizore, shkaku i mbipeshës, shkruan rtv21.tv

Natyrisht për të arritur rezultatet e dobësimit, duhet shumë punë e përkushtim, por më e rëndësishmja vullneti, gjë që duket se Fifit nuk i ka munguar.

Edhe pse me dhjetëra kilogramë më pak, Fifi po vazhdon rrugëtimin për të pasur linja më të mira trupore.

Së fundmi ajo ka publikuar një video, ku shfaqet duket ushtruar dhe zbavitur në të njëjtën kohë./21Media 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)