Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi – Fifi, sot feston ditëlindjen e 27-të, shkruan rtv21.tv

Aji karrierën muzikore e ka filluar që nga mosha 14 vjeçare me pjesëmarrjen në “Kosovarja këndon”, duke vazhduar kështu të marrë pjesë në audicione e festivale të ndryshme ndër vite.

Përveç si këngëtare, Fifi njihet edhe si tekstshkruese e suksesshme.

“Maniak i dhimbjes” titullohet kënga e re nga Fifi dhe është baladë. Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtarja. Kjo këngë e publikuar më 27 mars në YouTube ka mbledhur mbi 1 milionë klikime./21Media