Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Filloreta Raçi – Fifi  pasditen e sotme është përfshirë në një aksident trafiku, shkruan rtv21.tv

Për gjithë ata që janë shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Fifit, artistja ka vendosur që përmes një postimi në Instagram të tregojë se për fat të mirë nuk është lënduar.

“Nanusha, është e vërtetë puna e aksidentit. Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale, unë jam mirë”, ka shkruar Fifi në Instagram.

Ndryshe, lajmin për aksidentin fillimisht e bëri të ditur kolegja e Fifit, Fjolla Morina përmes një postimi në rrjetet sociale. /21Media