Filloreta Raçi, e njohur si Fifi është ndër artistet më simpatike të estradës shqiptare. Këngëtarja kosovare, e cila shquhet për zërin dhe stilin e veçantë ësht mjaft aktive në rrjete sociale.

Së fundmi, në instagram, ku numëron 416 mijë ndjekës, Fifi i është përgjigjur ndjekësve. Në mesin e pyetjeve të shumta ishte edhe pyetja: A ke pasaportë shqiptare?

Këngëtarja shkroi se fatkeqësisht nuk ka pasaportë shqiptare dhe se dëshiron shumë ta ketë pasaportën me shqiponjë. Artistja madje, publikishit i kërkoi presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës pasaportën shqiptare, shkruan rtv21.tv

Sa i përket projekteve muzikore, “Pa Gajle” është projekti i fundit i Fifit, në bashkëpunim me Young Zerkën. Projekti është publikuar me 10 korrik dhe deri tani në Youtube ka mbi 3 milionë e 500 mijë klikime./21Media