Fifi kërkon ‘vëmendje’ me këngën e re

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi, ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj.
Ajo ka paralajmëruar se nesër publikohet kënga e saj e re, që do të jetë e para e albumit.
Kënga mban titullin “Vëmendje” dhe vjen e shoqëruar me videoklip.
“Nanushat e mi të dashur, nesër, data 1 nëntor në ora 18:00, del kënga ime e parë e albumit ‘Vëmendje’. Shihemi nesër”, ka thënë Fifi në një video që e ka postuar në InstaStory.

Në Instagram, Fifi poashtu ka postuar fotografi, ku zbulon se si do të duket në videoklip./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


 

Back to top button