Fifi konfirmon se është shtatzënë

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raci po bëhet nënë. Ajo këtë e konfirmoi në Edicionin e 61 të Festivalit të Këngës, ku po garon me këngën “Stop”.
Fifi këndoi bashkë me kantautorin Flori Mumajesin këngën e Haxhi Dautit .
Flori pas përfundimit të performancës, tha se ishin katër veta që kënduan në sallë, përcjell portali rtv21.tv
“Jam njeriu ma i lumtur në botë jam duke e prit një fëmijë, nuk kam dashtë me nxjerr deri sot. Përgjigjësia jem në festival ka qenë më e madhe se nuk kam këndu vet, kam këndu me fëmiun tim”, tha Fifi e cila e cilësoi si dajë të bebushit të saj Flori Mumajesin.
Kujtojmë që këngëtarja është në lidhje dashurie me Adis Patushin./21Media

Back to top button