Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, kohëve të fundit është komentuar shumë për humbjen e peshës.

Artistja me fotografitë që po i publikon në rrjetet sociale ka mahnitur ndjekësit me ndryshimin e saj, shkruan rtv21.tv

Pas humbjes së peshës ndryshimi i saj po vërehet dukshëm si në fytyrë ashtu edhe në trup.

Fifi në fillim të muajit korrik ka publikuar bashkëpunimin me artistin e njohur  Young Zerkën të titulluar “Pa Gajle”, projekt ky i cili deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 3 milionë klikime./21Media