Fifi me album të ri, zbulon disa detaje
23 Korrik 2020
Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet duke punuar për gjëra të reja.
Fifi në fillim të muajit korrik ka publikuar bashkëpunimin me artistin e njohur Young Zerkën të titulluar “Pa Gajle”, projekt ky i cili deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 1 milionë klikime.
Por, artistja sot ka treguar se është duke punuar për një album të ri i cili do publikohet së shpejtoi, shkruan rtv21.tv
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi disa detaje rreth albumit.
“Nanushaaaaa… une jom tu punu ne Albumin tem qe po shpresoj shume me e nxjerr sa ma shpejt…Ju Betohem qe secila kange asht ma e bukur se tjetra mos me thon qe shumica jane Balada Alla Filloretçe”, ka shkruar Fifi në Instastory. /21Media