Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi së shpejti do të publikojë projektin e radhës. “Ninullë dashurie” do të titullohet projekti i artistes, për të cilin artistja informuar pak ditë më parë, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, sot, Fifi ka publikuar një imazh të bukur, i cili me gjasë është nga xhirimet e videoklipit.

“Can’t wait for #ninulledashurie to come out😍 #comingsoon”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë së postuar në instagram, në të cilën ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Ndryshe, “Përjetesi” është projekti i fundit muzikor i Fifit, në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Projekti është publikuar më 09 tetor dhe deri tani në Youtube ka mbi 14 milionë klikime./21Media