Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi është ndër emrat e dashur nga publiku shqiptar. Artistja është mjaft aktive në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria.

E kur jemi te rrjetet sociale, së fundmi, Fifi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në instagram. Njëra ndër pyetjet që i është bërë asaj ishte: Çfarë është për ty Flori Mumajesi?

“Pika e dobë!”, është përgjigjur artistja, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, “Maniak i dhimbjes” është projekti i fundit muzikor i Fifit. Projekti është publikuar më 27 mars dhe deri tani në Youtube ka mbi 4 milionë klikime./21Media