Këngëtari i njohur Labinot Tahiri,  ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të revoltës që ka shprehur lidhur me paralajmërimin e ministrisë së Shëndetësisë për mundësinë e mosmbajtjes së ahengjeve e dasmave sivjet.

Ndërsa , sot këto pakënaqësi i ka shprehur edhe përmes këngës në oborrin e tij. Ai bashkë me djalin këndojnë me kitarë. Kurse në postimin e tij në Instagram është shprehur falënderues ndaj publikut për dashurinë që i japin.

“Labi dhe Eli te shtëpia🌟
Fik se fikë bile me muzikë😉❤️ Sa herë që kendoja i ri me kitarë e mendoja një publik që di të më vlerësojë. Sot falë Zotit e kam atë publik të dashur e shumë briliant që më kanë mbajtur në skenë, dhe që më kanë dhuruar gjithçka që kam sot çkado që shihni.
Përjetêsisht mirënjohës LABI DHE FAMILJA🌟🌟🌟🌟🌟 FKSH”, ka shkruar Labi./21Media

https://www.instagram.com/tv/CAaDaPIC12A/?utm_source=ig_embed