Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Fikret Shatri përfundoi me sukses vrapimin e tij nga Prishtina në Tiranë. Fikreti  ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë pas vrapimit 257 kilometra.

Këtë e bëri të ditur ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi përmes një postimi në Facebook, e cila shkroi ”Fikreti i fort si guri!”.

 

 

Vrapimi i Fikretit ishte me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”. /21Media