Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, sot pasdite u bëri apel mediave të mos publikojnë informacione të paverifikuara për numrin e të sëmurëve me Covid-19.

“Këto ditë një numër i madh i mediave që herët në mëngjes publikojnë informacione dhe pothuajse gjithmonë të pasakta për numrin e të sëmurëve të rinj. Nga fillimi i krizës personalisht unë dhe i gjithë ekipi im për marrëdhënie me opinionin jemi partneri juaj. Tashmë 100 ditë në kohë, saktë dhe në mënyrë transparente e njoftojmë opinionin. I bëjmë të ditur të gjitha detajet për të sëmurët e rinj me Covid-19, gjithnjë me qëllim që mediat të kenë informacion të saktë. Edhe një herë u bëj thirrje mediave të ndalojnë të raportojnë informacione spekulative dhe të paverifikuara rreth numrit të të sëmurëve me Covid-19.”, shkroi Filipçe në facebook, raporton TV21.

Ai i luti mediat ta ruajnë rolin dhe detyrën e tyre, të cilën e kanë ndaj opinionit për raportim në kohë, saktë dhe të verifikuar./21Media