Spitalet në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të normalizojnë punën e tyre, tha sot nga Shtipi, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Orari për t’u rikthyer në normale dhe terminet e zakonshme të pacientëve që u vonuan për shkak të krizës me Covid 19, tashmë kanë filluar të rregullohen.  Disa klinika tashmë kanë normalizuar punën e tyre. Ju e dini që tani presioni më i madh është te infektologët, internistët, anesteziologët. Një nga arsyet kryesore për të cilat janë shtyer ndërhyrjet ishte që anesteziologët të lirohen dhe të jenë në gjendje të ndihmojnë me kujdesin intensiv në spitalin “8 Shtatori” dhe Klinikën për Sëmundjeve Infektive”, tha Filipçe. /TV21