Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe është takuar me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, për të diskutuar gjenden aktuale me virusin korona në vend, sidomos pas të dhënave të fundit ku u raportua se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 225 raste të reja.

“Për momentin është duke u mbajtur konsultim i ministrin të Shëndetësisë Venko Filipçe me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ku po analizohet gjendja aktuale epidemiologjike dhe rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19” thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se me informacione më të hollësishme do të dilet pas përfundimit të mbledhjes. /TV21