Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe  sot deklaroi se vala e re e virusit korona rishtas kontribuoi që në Klinikën e Sëmundjeve Infektive të ketë më shumë pranime sesa dalje nga Spitali, por ka akoma vende dhe spitalet menaxhojnë mirë me betejën me Covid-19.

“Ne shohim që rritja e rasteve të reja është në trend. Ne do të përpiqemi ta zbusim këtë valë me këto masa të reja. Për shembull, në Itali pamja epidemiologjike ka ndryshuar pasi kanë vendosur maska ​​edhe në ambient të hapur. Dhe ne besojmë se kjo do të ndalojë përhapjen e korona virusit”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

“Spitali modular është duke u përgatitur. Ditët e fundit, pranimi i pacientëve është rrituri. Ka më shumë pranime sesa dalje, por ka ende vende. Ne do të bëjmë gjithçka për të zvogëluar këtë valë,” tha Filipce duke njoftuar situatën me spitalet./TV21