Filipçe publikoi masat që u miratuan sot në Qeverinë e Maqedonisë

 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka publikuar masat të cilat sot janë miratuar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Masat do të hyjnë në fuqi duke filluar prej nesër, 12 maj 2021.

“-Ora policore do të fillojë në ora 24:00, kurse do të zgjasë deri në ora 04:00 të mëngjesit të ditë së nesërme.
-Orari për punë të objekteve hotelerike me vizitorë/klient në pjesën e hapur të objektit hotelerik (vetëm në veranda, në oborre, dhe jo në pjesën e mbyllur) deri në ora 23:30.
-Të gjitha ngjarjet mund të organizohet sipas protokolleve përkatëse, me kapacitet prej 30%.
-Qendrat për ushtrim, qendra e fitnesit do të fillojnë me kryerjen e veprimtarisë së tyre në objekte”, njoftoi Filipçe./21Media

Back to top button