180 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Tri vendet e para me më shumë të infektuar e mban Shkupi me 109 raste. Kumanova me 26 dhe Shtipi 15. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se 90 për qind e rasteve të reja në 24 orët e fundit vijnë nga 15 familje. Ndërsa klasterët janë nën kontroll sepse familjet janë të pakta dhe me shumë anëtarë.

Në pyetjen se edhe pse ora policore është vendosur në mënyrë selektive dhe se Shkupi është në orë policore 80 orëshe qytetarët e saj e braktisën Shkupin dje dhe shkuan në vende turistike të vendit, Filipçe tha se nuk ka rëndësi se ku janë qytetarët ata duhet të mos grupohen dhe të respektojnë masat, sepse kështu do të jetojmë edhe në vijim.

“Ishte vikend i vazhduar, njerëzit gjithsesi do të iknin por edhe atje ku kanë ikur duhet t’i respektojnë masat parandaluese. Nëse edhe një numër i madh kanë ikur për shkak të orës policore nuk ka arsye se përse të mos ju përmbahen masave parandaluese, edhe gjysma e qytetarëve të kishte ikur nëse mbajnë maska dha distancë fizike ashtu do të jetë jeta në vazhdim”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Ora policore është vendosur në mënyrë të tillë sepse është bërë me analizë të detajuar në të gjitha aspektet, ndërsa nga e hëna më mund të bisedohet përsëri të hiqet ora policore.

“Nga e hëna me shumë gjasa dhe këtë e them me rezervë sepse vendimi do të merret të dielën ose të henën në mëngjes dhe nuk do të ketë asnjë masë restriktive, do të jetë ashtu siç ka qenë deri të enjten”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Simptomat e të infektuarve të rinj janë kryesisht të lehta, tek 90 për qind e tyre.Në Çair dhe Butel është numri më i madh i të infektuarve asimptomatik, ndërsa infektimi masovik ka ardhur për shkak të lirimit të masave, injorimin e këtyre masave dhe se të njëjtit nuk kanë qenë në dijeni se janë të infektuar. Gjatë 24 orëve nga virusi famëkeq jetën e kanë humbur 2 pacientë, një nga Shkupi dhe një nga Kumanvoa, ndërsa janë shëruar 11 të tjerë. /TV21