Tajfuni “Goni” po kalon nëpër Filipine, duke sjellë me vete erëra “katastrofike” 225 km/h dhe reshje të rrëmbyeshme.

Të paktën katër persona raportohet të kenë vdekur. Shtëpitë janë dëmtuar dhe rrugët janë përmbytur, transmeton rtv21.tv.

“Goni” zbarkoi si një super tajfun në ishullin Catanduanes të dielën në 04:50 me kohën lokale.

Që atëherë është dobësuar ndërsa kalon në ishullin kryesor të Luzon, ku ndodhet kryeqyteti Manila.

Por, parashikuesit, në një buletin të motit të ashpër, ende paralajmërojnë për “erëra të dhunshme katastrofike dhe reshje të forta dhe të rrëmbyeshme” si dhe përmbytje të shpejtë, rrëshqitje toke dhe “rrjedha të ngarkuara me sedimente”.

“Goni” i njohur si “Rolly” në Filipine është stuhia më e fuqishme që goditi vendin që nga tajfuni “Haiyan” që mbyti më shumë se 6,000 njerëz në vitin 2013./21Media