Mot i paqëndrueshëm do të mbizotëroj në fillim të javës. Rreze dielli dhe vranësia të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile e që do të krijojnë kushte për reshje të shiut dhe

shkarkime rrufesh, do të jetë moti që do të mbizotëroj në vend.

Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdoj deri ditën e mërkurë dhe të enjten.

Në vise malore do të ketë rënie të dukshme të vlerave të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Këto temperatura mbeten të larta për 3-4 gradë Celsius mbi mesataret e muajit tetor. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-19m/s.