Filloi Euro 2022 për femra, kreu i FFK-së takon presidentin Çeferin

Mbrëmë në “Old Trafford” në orën 21:00 u zhvillua ndeshja hapëse e Kampionatit evropian 2022 për femra, ndërmjet Anglisë dhe Austrisë. Ky kampionat do të zgjasë deri më 31 korrik, derisa marrin pjesë 16 kombëtaret më të mira të kontinentit evropian.
E për të ndjekur nga afër ndeshjen hapëse të këtij Evropiani, me ftesë të UEFA-s, i pranishëm është edhe presidenti Agim Ademi, i cili gjatë ditës ka takuar presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, por edhe homologë nga federatat e tjera.
Ai takoi Debbie Hewitt, presidente e Federatës së Futbollit të Anglisë, Jesper Moller, president i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Vadims Ļashenko, president i Federatës së Futbollit të Letonisë si edhe Rainer Koch, anëtar i KE të UEFA-s dhe sekretaren e përgjithshme të DFB-së, Heike Ullrich.
Në të gjitha këto takime ai falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahje dhe bashkëpunim. Në takimin me të paren e futbollit anglez u diskutua edhe për zhvillimin e ndeshjesve miqësore, derisa gjatë takimit me sekretaren e përgjithshme të Federatës gjermane, Ullrich, u paralajmërua vizita e saj dhe e presidentit të DFB-së, Bernd Neuendorf në Kosovë./21Media

Back to top button