Filloi fushata zgjedhore në Podujevë

Nexhmi Rudari, Shpejtim Bulliqi dhe Naim Fetahu janë tre kandidatët për kryetar komune

Me të shënuar ora 00:00 e datës 3 mars edhe zyrtarisht ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga VV dhe Naim Fetahu nga PDK janë tre kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me Podujevën prej 16 marsit.

Dega e LDK-së në Podujevë ka hapur fushatën mbrëmë ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që ka shprehur bindjen e thellë se Nexhmi Rudari do të jetë kryetar i ri i Komunës. Ndërsa, pasditen e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë në këtë komunë në mbështetje të kandidatit të partisë së tij, Shpejtim Bulliqi. Edhe Naim Fetahu nga PDK ka premtuar se do të takojë të gjithë qytetarët dorë me dorë e derë më derë në çdo lagje dhe fshatra deri në fitore pasi sipas tij Podujeva meriton më mirë.

Ndryshe, fushata elektorale do të vazhdojë deri më 13 mars, data 14 do të jetë heshtje ndërsa më 15 mars qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Numri i votuesve në komunën e Podujevës është rreth 86 mijë, ndërsa KQZ ka kufizuar shpenzimet e subjekteve në 43 mijë e 433 euro ose 0.5 euro për votues.

Back to top button