Ka filluar ndeshja e Kosovës me Moldavinë, e cila po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Dardanët presin Moldavinë, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Kosova me një fitore në këtë ndeshje siguron qëndrimin në Ligën C edhe për sezonin e ri.