Ka filluar ndeshja e shumë pritur mes kombëtares së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut , e cila po zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski“, në Shkup.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë përballjen gjysmëfinale të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Kombeve, në kërkim të një shansi për të luajtur në Kampionatin Evropian.

Për shkak të Pandemisë Covid 19 ndeshja zhvillohet pa tifozë.

Kosova në këtë ndeshje, është pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica./21Media