Me një minutë heshtje, për nder të minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës, ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë Hoti.

Këtë seancë do ta udhëheq nënkryetari Kujtim Shala.

Shala tha se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar që këtë seancë ta udhëheqin nënkryetarët, mirëpo Arbërie Nagavci ka refuzuar.

Në seancë janë të pranishëm 71 deputetë./21Media