Filloi seanca e Kuvendit të Kosovës, ku sot për herë të shtatë në Kuvendin e Kosovës hedhet në votim Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Seanca e sotme mbahet me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues. Po ashtu sot duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet edhe vazhdimi i seancës plenare, e cila do të ketë nëntë pika të rendit të ditës./21Media